Forcat e KFOR-it në Kosovë kanë nisur heqjen e telave me gjemba në Zveçan, në veri të vendit.

 

Këto masa ishin vendosur disa ditë më parë për të rritur sigurinë pas përleshjeve që ka ndodhur mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

 

Situata duket tashmë më e qetë në veri të Kosovës.

 

Perëndimi ka bërë thirrje që të zgjidhet situata në veri të vendit, ndërsa NATO ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj forcave të KFOR disa ditë më parë.

 

Kujtojmë që tensioni në veri të Kosovës nisi që nga 26 maji, ku serbët lokalë kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

 

Protestuesit serbë u përleshën me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili shtoi prezencën në veri, pas tensionimit të situatës.