Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në Kavalla, Greqi.

 

Sipas mediave greke bëhet me dije se viktima është 17-vjeçari Enea Topi.

 

Autoritetet greke inoformojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur i riu ishte duke udhëtuar me motor me një person tjetër, kur ka humbur kontrollin dhe motori është futur në rrotat e një kamioni të plehrave.

 

Siç raporton Protothema, i riu ka qenë nxënës i një shkollë në Kavallë, ndërsa stafi arsimor i shkollës shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e madhe të 17-vjeçarit shqiptar.

 

“Dhimbja na pushtoi kur u njoftuam për vdekjen e nxënësit tonë në një aksident trafiku në zonën e Agios Tryphons. Studenti ynë është Enea Topi, drejtues i motorit që u fut nën një kamion plehrash të Bashkisë së Kavallës.

Një fëmijë i lumtur, i dashur nga të gjithë, sportist, lojtar i ekipit të futbollit të shkollës sonë. Zoti i dhëntë kurajë familjes”, thuhet në njoftimin e shkollës.

 

Trupi i të riut pritet të dërgohet në vendlindje, fshatin Rrëmenj Pogradec dhe ceremonia mortore do të kryet ditën e enjte, 8 qershor.

 

Duke mos qenë plotësisht të vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset, fëmijët i drejtojnë motoçikletat e tyre herë me patentë, herë pa leje, të pamatur dhe me rrezikshmëri të lartë brenda dhe jashtë qytetit.