Autoritetet italiane kanë kërkuar bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për zgjerimin e hetimeve ndaj Marco Romeos, 45-vjeçarit nga Nettuno, i cili akuzohet për vrasjen e partneres së tij të fundit, Paula, dhe një gruaje tjetër, Sibora Gagani.
Të dyja vrasjet ndodhën në Torremolinos, Malaga në Spanjë. Ndërkohë që familja e Siborës, gjurmët e së cilës ishin zhdukur në vitin 2014, pret konfirmimin e testit të ADN-së për të siguruar se trupi i murosur i gjetur në banesën e Romeos është i Siborës.
45-vjeçari mbetet në qeli dhe detajet e para të vlerësimit psikologjik janë kryer në burg.
Sipas raportit psikologjik, Romeo është një person me “mungesë kontrolli të impulsit” të lidhur me xhelozinë dhe “nevojën për falje” pas asaj që bëri.
Kështu ka deklaruar drejtoresha e Kolegjit Zyrtar të Psikologjisë së Andaluzisë Lindore, Mariela Checa dhe siç ka shpjeguar, për këtë nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe raste të tjera para transferimit në Spanjë.
Nga të dhënat që dolën nga raporti për Markon, mund të arrihet në përfundimet se ai është “një abuzues tipik i substancave me mungesë serioze të kontrollit të impulsit, i lidhur me xhelozinë dhe me tipare shumë të dukshme antisociale”.
Raporti i përgjigjet edhe një pyetjeje të madhe: si mund të jetonte ai brenda banesës ku jetonin së bashku, pas murosjes së trupit të Siborës?
Kjo sjellje sipas psikologes zbulon amnezi disociative. Në aspektin psikologjik, një mënyrë për të “mbrojtur veten mendërisht”, thotë ekspertja. Kjo amnezi, e cila mund të ndodhë te pacientët që kanë përjetuar një ngjarje traumatike, bën që ajo ngjarje t’u ngecë “totalisht në tru” dhe në këtë mënyrë “ata vazhdojnë jetën e tyre absolutisht normale, siç ka ndodhur”.
Zbulimi pas 9 vitesh u bë i mundur falë një rrëfimi spontan të vetë Romeos, i cili më pas tërhoqi gjithçka.
Psikologia, e specializuar në skicimin e profileve dhe lajmeve të dhunshme, thekson se “ndoshta vdekja e Paulas”, e vrarë me thikë në moshën 28-vjeçare majin e kaluar, “nuk lidhet” me vdekjen e Siborës.
“Ai koment spontan në Komisariatin e Policisë, duke parë një foto të tij që mungon dhe buqeta me lule që u gjet në bustin e kufomës ka të bëjë me pendimin, pasi vendosja e luleve është një gjest që simbolizon kërkimin e faljes”.
E pyetur nëse do të kishte më shumë viktima nëse nuk do të arrestohej Marco Romeo, psikologia përgjigjet “ndoshta”, pasi “subjekti nuk e kupton mungesën e kontrollit të impulsit” dhe “ku është kufiri”.