Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në 26 qytete të Serbisë për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa 62 persona janë evakuuar.

 

“Për momentin gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në 26 qytete dhe rrethe. Mbrëmë dhe në mëngjes është krijuar një situatë kritike në qytetet Krushevc, Jagodina, Kragujevc dhe Sombor, ku për shkak të reshjeve të dendura uji ka vërshuar oborret dhe objektet e banimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.Ministria raportoi se situata më kritike është krijuar në qytetin e Çaçakut. Më shumë se 200 ndërtesa u përmbytën atje pasi kanalizimet e shiut nuk mund të përballonin reshjet.Sipas ministrisë, 762 zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi po punojnë për eliminimin e pasojave të stuhive.