Katër shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi janë kapur dukë u kujdesur për lëndët narkotike në një shtëpi bari.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në pranga kanë rënë E. Cepele, 28 vjeç, E. Cepele, 27 vjeç, A. Kola 29 vjeç dhe M. Xhafa, 19 vjeç.
Mësohet se të katërt po kujdeseshin për 1000 bimë kanabis, të cilat ishin mbjellë në ambientin që më parë kishte qenë furrë buke.
Gjatë seancës gjyqësore të rinjtë shqiptarë u shprehën se punonin si ‘kopshtarë’, ndërsa pohuan se ishin marrë me aktivitetin e kultivimit të lëndëve narkotike që prej shtatorit të vitit të kaluar.