Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për rrwmbimin e tre policëve në veri të Kosovës.

 

Kurti, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo është qartazi hakmarrje e Serbisë ndaj arrestimit të djeshëm të sulmuesit tw KFOR-it, Millenkoviç.

 

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviç në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë. Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeç Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

Kurti kërkoi lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë, ndwrsa i ftoi ndërkombëtarët ta dënojnë këtë veprim të Serbisë.

 

“Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”, ka shtuar ai.