Katër anëtarë të së njëjtës familje kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Idaho të Shteteve të Bashkuara.

 

Babai 36-vjeçar Calvin Miller dhe tre fëmijët e tij, Dakota 17-vjeçare, Jack 10-vjeçar dhe Delilah 8-vjeçare kanë mbetur të vdekur pasi, drejtuesen e mjetit, 17-vjeçaren Dakota, e ka zënë gjumi në timon duke bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përmbyset në lumë.

 

Sipas “New York Post”, aksidenti ka ndodhur kur babai 36-vjeçar i divorcuar po udhëtonte me tre fëmijët e tij për të vizituar gjyshin e tyre, i cili jeton në një azil pleqsh.

 

Sipas burimeve policore, në momentin e aksidentit, në timon ka qenë 17-vjeçarja Dakota dhe me siguri e ka zënë gjumi për shkak të lodhjes që ka pasur nga udhëtimi 440 km nga Uashingtoni në Idaho.

 

Makina e përmbysur dhe pjesërisht e zhytur në ujë u gjet nga një peshkatar dhe policia beson se babai dhe tre vëllezërit ndoshta janë mbytur.