Komuna e Pejës kanë shprehur mirënjohje për regjisorin e ndjerë Besim Sahatçiu.
Sahatçiu ka qenë një prej regjisorëve shqiptarë më të shquar në periudhën e ish-Jugosllavisë.
I lindur dhe rritur në qytetin e Pejës, prej edhe nga ka origjinë familja e tij, Sahatçiu la gjurmë në kinematografinë e atëhershme, fama e të cilit u shtri edhe jashtë kufijve të Kosovës. Sot mbesa e ti Rita Ora gëzon një sukses të përmasave të mëdha.
Përkatësisht, të ndjerit i është dhënë titulli “Qytetar nderi” nga i pari i komunës në një ceremoni.
Këngëtarja Rita Ora më herët ka treguar në disa intervista se ka qenë shumë e lidhur me gjyshin e saj, i cili gjithmonë e ka inkurajuar të ndërtojë karrierë jashtë vendit.