Operacioni për shpëtimin e pesë personave në bordin e nëndetëses së zhdukur në Oqeanin Atlantik është duke vijuar.
Ekuipazhet që po kërkojnë nwndetwsen Titan dëgjuan tinguj zhurmash çdo 30 minuta të martën, nga zona ku ishte zhdukur nëndetësja, raporton CNN.
Katër orë më vonë, pasi u vendosën pajisje shtesë sonare, zhurmat u dëgjuan ende, nga ekipet e shpëtimit.
“U dëgjuan reagime shtesë akustike qw do të ndihmojnë në vektorimin e aseteve sipërfaqësore dhe gjithashtu tregojnë shpresën e vazhdueshme pwr të mbijetuar”.
Një aeroplan kanadez P3 gjithashtu gjeti një objekt të bardhë drejtkëndëshe në ujë, sipas atij përditësimi, por një anije tjetër e vendosur për të hetuar u devijua te zona nga kishin ardhur zhurmat.
Ekipet e kërkim-shpëtimit tashmë janë në luftë me kohën pasi, sipas llogaritjeve, personave në nëndetëse iu ka mbetur edhe pak orë deri në përfundim të oksigjenit.
Nëndetësja e ka humbur komunikimin me operatorët të dielën, kur ka qenë në zonën jugore të Njufaundllendit në Kanada.Ajo i dërgon turistët në zonat e thella të Atlantikut për t’i parë pjesët e fundosura të Titanikut.