Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip ErdoÄŸan do të vizitojë sot pjesën jugore të vendit për të ndjekur nga afër aktivitetet në zonat e fatkeqësive pas tërmeteve vdekjeprurëse të së hënës.

 

"Presidenti ErdoÄŸan do të shkojë në zonën e prekur nga tërmeti dhe do të ndjekë punën nga afër", njoftoi Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës në Twitter.

 

Të paktën 6.234 persona humbën jetën dhe mbi 37 mijë të tjerë u plagosën në Türkiye pas dy tërmeteve të forta të hënën që goditën pjesën jugore të vendit.

 

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën KahramanmaraÅŸ, goditën 10 provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.

 

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, ndjenë dy tërmetet e mëdha që goditën Türkiye-n në më pak se 10 orë.

 

ErdoÄŸan pritet të vizitojë fillimisht qendrën e qytetit KahramanmaraÅŸ dhe më pas qarkun Pazarcık.

 

Më pas, presidenti pritet të shkojë në Hatay për inspektime.

 

Në mënyrë që operacionet e kërkim-shpëtimit të kryhen me shpejtësi, Türkiye dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca, përfshirë provincat: Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, KahramanmaraÅŸ, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Åžanlıurfa.

 

"Ne po përballemi me një nga fatkeqësitë më të mëdha jo vetëm të historisë së Republikës së Türkiye-s, por edhe të rajonit tonë dhe të botës", tha dje presidenti ErdoÄŸan./AA