4 persona janë vënë nën hetim pasi kishin ndërtuar pa leje në plazhet e Jonufrit dhe Borshit.

 

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në zonat urbane dhe në ato bregdetare, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, shërbimet e komisariateve të Policisë Vlorë dhe Himarë kanë goditur 4 rast të tjera të paligjshmërive në këtë fushë, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm, për shtetasit:

 

-G. A., S. M. dhe K. M., pasi në plazhin e Jonufrit, kishin ndërtuar tenda metalike, pa lejen e organeve kompetente;

 

-Xh. Gj., 28 vjeç, pasi në plazhin e Borshit, kishte vënë një mol plastik në ujë, pa lejen e organeve kompetente.

 

Kontrollet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

 

---

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar një shtetase të mitur, 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.