Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po vijojnë në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë.

 

Rama thekson se në fazën e parë të punimeve në këtë kantier kanë përfunduar nënkalimet e janë realizuar 60% e veprave të artit.

 

Kreu i qeverisë shprehet se puna vijon intensivisht për një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian të transportit.

 

Ky aks me gjatësia totale prej 50.12 km do të transformohet tërësisht dhe do të shkurtojë distancat me rreth 20 km.

 

Rruga e cila pritet të përfundojë në vitin 2027 lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë etj.

 

Kjo rrugë u shërben banorëve jo vetëm të zonës midis Elbasanit dhe Korçës, por edhe të gjithë turistëve vendas dhe të huaj, të cilët frekuentojnë zonën e Pogradecit dhe Korçës, si dhe shtetasve të huaj dhe vendas të cilët lëvizin në drejtim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.