Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, u ndal tek situata e përmbytjeve në Pejë, pasi nënë e bir humbën jetën.

 

 

Kurti theksoi se qeveria është në përfundim të hartimit të planeve për menaxhimin e përmbytjeve.

 

 

“Po lobojmë për të siguruar që Kosova të ketë qasje drejtpërdrejt në fonde për këtë qëllim. Kosovës i duhen investime prej më shumë se 1.3 miliard euro në infrastrukturë për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Tashmë është e qartë se ndryshimet klimatike paraqesin një rrezik të paprecedentë dhe të drejtpërdrejtë për mirëqenien e qytetarëve, ekonominë e vendit dhe mjedisin përreth. Kosova nuk bën asnjë përjashtim. Ajo është po aq e rrezikuar ndaj thatësirave, zjarreve, rrëshqitjeve të dheut, përmbytjeve dhe humbjeve të biodiversitetit”, tha Kurti.