Një numër i lartë emigrantësh kanë mbërritur në Itali gjatë dy ditëve të fundit, duke kaluar një nga rrugët më të rrezikshme të migracionit në botë.

 

Në 48 orët e fundit, më shumë se 4000 emigrantë (një rekord i ri) kanë arritur në Italinë Jugore me rreth 2,000 njerëz që kanë zbritur vetëm në ishullin Lampedusa. Sipas shifrave të qeverisë, ardhjet janë trefishuar në tre muajt e parë të 2023.

 

Deri më tani këtë vit, më shumë se 20,000 emigrantë zbarkuan në brigjet italiane. Rreth 6,500 njerëz mbërritën në Itali gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2022. Kalimi i Mesdheut është rruga më e rrezikshme e migrimit në botë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

 

Emigrantët shpesh grumbullohen në gomone të pasigurta, të cilat janë të prirura për t’u fundosur. Më shumë se 26,000 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në det që nga viti 2014.

 

30 persona janë mbytur ‘për shkak të mosndihmës’ nga roja bregdetare italiane, pretendon monitoruesi. Italia dhe Malta kanë parë shumëfishimin e numrit të anijeve që udhëtojnë në Mesdheun qendror këtë fundjavë. Shumica e emigrantëve të fundit u nisën nga Tunizia, ku një fjalim i fundit i diskutueshëm i presidentit të vendit kundër popullsisë së tij migrante shkaktoi një seri sulmesh të dhunshme, duke i shtyrë njerëzit të rrezikojnë udhëtimin.

 

Të dielën, 29 emigrantë humbën jetën në dy anijet që u përmbytën në brigjet e Tunizisë, ndërsa 12 persona të tjerë në ujërat ndërkombëtare pranë Maltës. Tunizia pretendoi se kishte ndaluar nisjen e më shumë se 70 anijeve gjatë fundjavës.