1 person dyshohet se kreu vrasjen e babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra, përkatësisht 57 dhe 31 vjeç pasditen e së enjtes në zonën e Dukagjinit.

Autori ka dyshime se ka lëvizur në këmbë, dhe pas ngjarjes ai ka përfituar nga zona e pyllëzuar për t’u larguar nga vendi i krimit.

 

Deri në këtë fazë hetimet e policisë janë përqendruar tek pista e konflikteve që viktima, Gjokë Gurra ka patur në të shkuarën për zonat pyjore. Kjo pasi 57-vjeçari, dikur efektiv i Policisë së Shkodrës vitet e fundit po merrej me aktivitetin e tregtimit të lëndëve drusore për zjarr.

 

Për të rënë në gjurmët e autorit grupi hetimor ka marrë në pyetje disa persona, por deri tani nga ana e policisë nuk ka ende asnjë të arrestuar.

 

Gjokë dhe Eduart Gurra po udhëtonin së bashku me fuoristradë drejt fshatit Sumë, për të parë banesën e tyre të djegur qëllimisht në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

 

Sapo janë afruar tek banesa e tyre një person ka lëshuar breshëri kallashnikovi ndaj babë e bir duke i lënë të vdekur. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që edhe zjarrvënia të jetë kryer nga i njëjti person që si qëllim final ka patur vrasjen e Gjokë dhe Eduart Gurrës.