Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar në rrjetet sociale pamjet e projektit të Spitalit Rajonal të Lezhës.

Krahas videos, kreu i qeverisë shkruan se ky spital  do t’i bashkohet Spitalit të Kurbinit dhe atij të Mirditës, duke finalizuar investimet për shërbimin spitalor me standardet më të mirë në qarkun e Lezhës.

Postimi i Ramës:

Mirëmëngjes dhe me projektin për transformimin e Spitalit Rajonal të Lezhës, që i bashkohet ndërtimit të Spitalit të Kurbinit dhe rindërtimit të Spitalit të Mirditës, duke finalizuar investimet për shërbimin spitalor me standardet më të mira për të gjithë qarkun e Lezhës, ju uroj një ditë të mbarë.