Ministria e Punëve të Jashtme të Türkiye-s përshëndeti zgjatjen e mandatit për herë të katërt të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me një vit më shumë.
Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se vendimi i Këshillit të NATO-s për zgjatjen e mandatit të Stoltenbergut deri më 1 tetor 2024 është mirëpritur.
"E përgëzojmë Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg, i cili ka treguar bashkëpunim të ngushtë dhe solidaritet me vendin tonë gjatë mandati i tij. Ne besojmë se Stoltenberg, i cili që kur mori detyrën në vitin 2014 është përpjekur të ruajë unitetin dhe solidaritetin e Aleancës përballë kërcënimeve dhe sfidave në rritje, përfshirë terrorizmin, do të vazhdojë të tregojë lidershipin e nevojshëm", thuhet në deklaratë.
Në një deklaratë dje nga NATO u raportua se vendet aleate ranë dakord për të zgjatur mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg, i cili do të përfundojë më 30 shtator. Me këtë vendim, Stoltenberg do të vazhdojë të shërbejë si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s deri më 1 tetor 2024./AA