Policia e Firences ka arrestuar një shtetas me origjinë shqiptare, të cilit iu sekuestrua një sasi e madhe me kokainë, marijuanë dhe ekstazi.

 

 

Arrestimi ndodhi dje, ndërsa droga u zbulua në një garazh. Mediat italiane raportojnë se policia ka sekuestruar 20 kg kokainë, mbi 110 kg marihuanë dhe hashash, rreth 3.5 kg MDMA dhe amfetaminë, 6050 tableta ekstazi dhe 20 shishe vaj kanabisi.

 

 

Po ashtu raportohet se brenda garazhit është gjetur edhe material për paketimin e drogës, e cila bëhej gati për shitje në treg.