Rajoni verilindor i vendit u godit nga reshjet më të mëdha të dekadës së fundit, duke bllokuar shumë persona në shtëpi apo makina.

 

Videoja e një gruaje që ka hipur mbi makinë për t’i shpëtuar përmbytjeve është bërë virale kudo.

Gruaja u shpëtua më vonë nga zjarrfikësit. Policia dhe zjarrfikësit punuan gjatë natës për të shpëtuar banorët dhe shoferët e bllokuar në makina.

 

Në Zaragoza rrugët u shndërruan në lumenj dhe ujërat e vrullshëm shkatërruan gjithçka që u doli përpara.