Ajo konsiderohet një nga gratë më të bukura në botë sa i përket familjeve mbretërore, por jo vetëm. Letizia e Spanjës duket se nuk i ka format e saj elegante vetëm gjenetike por ajo aplikon një nga dietat më të shëndetshme, bën ushtrime dhe praktikon joga.
Mbretëresha spanjolle Letizia në moshën 50-vjeçare merr komplimente kudo që shfaqet për figurën e saj të jashtëzakonshme. Ajo ia atribuon meritën për pamjen e saj një menyje të veçantë dhe një mënyre ushtrimesh që i përmbahet vazhdimisht. Letizia thotë se ky është sekreti i formës së saj të mirë.
Mbretëresha zgjohet në 7 çdo mëngjes dhe e nis ditën me një lloj të veçantë joge që kërkon saktësinë dhe harmoninë. Pozicionet mbahen më gjatë se mesatarja për të ndërtuar forcën dhe tonifikimin e muskujve.
Kjo formë e jogës jo vetëm që konsiderohet e dobishme për ata që kërkojnë të humbin peshë, por gjithashtu ofron përfitime të shumta për sistemin nervor, sistemin imunitar dhe cilësinë e gjumit.
“Ajo zakonisht në orën e parë vrapon nëpër kopshtet e Zaruzel. Mbretëresha ka gjithashtu një trajner personal që vjen në pallat çdo mëngjes. Ajo stërvitet në një palestër private familjare, bën ushtrime me pesha, pak kardio dhe boks”, shtoi një burim i afërt.
Në dietën e saj, mbretëresha kombinon ushqimin më të mirë mesdhetar me elementë të dietës Perirkone.
Dieta Perricone, e quajtur pas Dr. Nicholas Perricone, fokusohet në ushqimet anti-inflamatore që thuhet se promovojnë shëndetin dhe mirëqenien e brendshme, duke përfshirë salmonin, proteinat pa yndyrë, arrat, frutat, perimet e freskëta dhe vajrat e shëndetshëm.
E konsideruar si një nga më të shëndetshmet, kjo dietë fokusohet në mirëqenien afatgjate, gjithashtu ka veti kundër plakjes dhe përfitime të shumta të lëkurës.
Kjo përzierje unike ofron disa përfitime të mundshme për ata që kërkojnë të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke përfshirë efektet pozitive në mikrobiomën e zorrëve, thotë Sas Parsad, nutricionist në The Gut Co.
Përveç kësaj, Letizia shmang sheqerin dhe nuk ha ushqime të gatshme, ushqime të ngrira apo pica. Sa i përket pijeve, mbretëresha shmang me çdo kusht kafen, lëngjet dhe alkoolin.