Është bërë publike fotografia e 51-vjeçarit shqiptar që u vra nga miku i tij për pazare drogë.

 

Shpëtim Bajrami u qëllua për vdekje të enjten në një karburant në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

 

Autori i krimit është një shtetas shqiptar, i cili u vetë dorëzua në policinë greke 24 orë pasi vrau Bajramin.

 

45-vjeçari hapi zjarr nga një mjet “Peugeot”, i cili i përket një gruaje që dyshohet se ka lidhje me të dhe që dyshohet të jetë e përfshirë në trafikun e drogës.

 

Sipas dëshmisë së autorit, ky i fundit dhe viktima po pinin kafe mesditën e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin.

 

Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

 

45-vjeçari, nga brenda mjetit të tij, ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, me të cilin njihej prej kohësh.