Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi është mbytur teksa ishte duke u larë në një lumë.

 

Ngjarja ka ndodhur në lumin e Montone, në Portico, teksa viktima është identifikuar si Aldi Marku. Ai kishte shkuar me miqtë në zonë dhe sapo ka hyrë në ujin e akullt, ka pësuar atak kardiak.

 

 

Miqtë e kanë nxjerrë nga lumi dhe kanë dhënë menjëherë alarmin, duke telefonuar 118 për të ndërhyrë në vend edhe me helikopterin e shpëtimit, por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë.