Kievi zyrtar ka bërë një bilanc të sulmeve ajrore të kryera në një javë nga ushtria ruse. Sipas Kievit, agresorët kanë kryer 355 sulme ajrore, ndërsa kanë lëshuar 15 raketa, 86 dronë kamikaze Shahed, në territorin ukrainas.
Kështu njoftoi në Telegram zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar.
Po ashtu pretendohet se ushtria ukrainase ka liruar 7 km katror në Bakhmut javën e kaluar. Forcat ukrainase kanë çliruar deri më tani 31 kilometra katrorë territor në sektorin Bakhmut, nga të cilat 7 javën e kaluar, por situata në lindje të vendit është “e vështirë”.