Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

 

Sipas informacioneve të Ministrisë së Jashtme, ministri Fidan dhe homologu i tij rus Lavrov kanë biseduar në telefon.

 

Gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit në kuadër të marrëveshjes së drithërave të Istanbulit dhe çështja e marrjes së avionëve të mëdhenj zjarrfikës nga Rusia për përdorim në zjarret në pyje./AA