Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Vlorë ku xhaxhai është dhunuar nga nipi i tij.

 

 

Dyshohet se për motive të dobëta, 48-vjeçari H.M., banues në Vlorë ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”-njofton policia.