Moti i nxehtë vijon të mbajë të mbërthyer vendin tonë dhe vala e të nxehtit pritet të jetë prezente deri më 27 korrik.

 

 

Sipas shërbimit meteorologjik Meteoalb, sot ka pasur një rënie të lehtë të temperaturave në mëngjes, ndërsa gjatë ditës termometri pritet të shënojë deri në 42 gradë celsius.

 

 

Në zonat bregdetare temperatura maksimale do të kapë vlerën e 40 gradëve. Edhe zonat malore vazhdojnë të jenë temperaturat e larta. Ndërkaq të premten dhe të shtunën termometri do të shënojë 43 gradë, në Tiranë, Elbasan, Berat e Gjirokastër.

 

Sipas Meteoalb, të dielën pritet një ulje e temperaturave me 2 grade celsius, por i nxehti kthehet përsëri javën e ardhshme. Termometri duke nisur nga e hëna do të shënojë si temperaturë maksimale, 43 grade celsius.