Arsimi Profesional, është një mjet i fuqishëm për t’i dhënë të rinjve një mundësi punësimi “të sigurt” dhe për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

 

Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë nxënësit po zgjedhin shkollat profesionale, për të gjetur veten shpejt në tregun e punës.

 

Në fund të këtij viti akademik, rreth 18 500 të rinj studiuan në arsimin e mesëm profesional në 23 drejtime mësimore, në 35 shkolla profesionale në të gjithë Shqipërinë.

Ministrja e FInancave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se do të jepen mbi 2 500 bursa studimi deri në 7 320 lekë për të rinjtë që do të ndjekin shkollën profesionale.

“Program ii mbështetjes ka në focus vajzat që zgjedhin arsimin profesional, nxënësit që regjistrohen në degët prioritare, nxënësit nga familjet në nevojë, nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkollat profesionale, ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhs në arsim profesional me mesatare mi 9 dhe nxënësit nga grupet e veçanta”, informoi ministrja.

 

Qeveria po ndihmon në rritjen e mundësive të punësimit të të rinjve nga shkolla profesionale në Shqipëri duke nxitur bashkëpunimin e ngushtë me kompanitë private.