Një qytetare është kapur duke fotografuar votën në një Qendër Votimi në Rrogozhinë, ku po votohet për kryebashkiakun e ri, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve, të cilat u mbajnë më 14 maj.

Pasi gruaja është evidentuar nga komisionerët, anëtarët kanë mbajtur procesverbal për rastin, teksa u ndalua dhe procesi i votimit.

 

Nazmi Totraku, Kryetari i KZAZ iu kërkoi komisionerëve të paralajmërojnë qytetarët se fotografimi i votës përbën vepër penale dhe dënohet.