Pas disa orësh luftë me flakët forcat zjarrfikëse të Fierit kanë mundur të shuajnë dhe të venë nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit.
Shefi i zjarrfikëseve të Fierit Zija Hyka në një prononcim për mediat është shprehur mbi operacionin prej me shumë se 12 orësh me flakët në pyllin e Peshtanit që më në fund është mundur të shuhet në mëngjesin e sotëm.
Hyka është shprehur se sipërfaqja e dëmtuar nga zjarri në këtë zonë shkon në 25 ha ndërsa u ka bërë apel qytetarëve për të bërë kujdes me djegien e barërave në tokat e tyre bujqësore.
Deri më tani për zjarrvënien është vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili ndezi zjarr për hapjen e kullotave, duke sjellë pasoja të mëdha.