Plazhi publik në qytetin e Vlorës është një mundësi e mirë për të gjitha moshat për të pushuar këto ditë vere.

 

Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga plazhi publik në qytetin bregdetar.

 

Ky është një model i vizionit të bashkisë për t’ju gjendur pranë pushuesve dhe për t’u krijuar standarde pushimi kategorive në nevojë.

 

Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti është 2.389.899.

 

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, ky numër është rritur me 42.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.