Sidnei mund të bëhet vendi i parë në botë që arrin të luftojë transmetimin e HIV-it, epidemia e cila ka vrarë më shumë se 40 milionë persona.

 

 

Zyrtarët shëndetësorë kanë eliminuar “praktikisht” transmetimin e HIV-it në pjesë të Sidneit që dikur ishin qendra e epidemisë Australiane të Sidës, duke rritur shpresat për të mposhtur luftën e gjatë me sëmundjen.

 

Diagnozat e HIV-it në Sidnei ranë 88 për qind nga mesatarja që nga viti 2008 deri në vitin 2012.

 

 

Vitin e kaluar u shënuan vetëm 11 raste, një rënie e pa regjistruar kurrë më parë në qytetin Australian.

 

Rezultatet shtojnë dëshminë se strategjitë ekzistuese të parandalimit, duke përfshirë testimin dhe barnat para ekspozimit, janë shumë efektive kur zbatohen në mënyrë korrekte.

 

“Përparimi i shpejtë drejt përfundimit të SIDA-s është i mundur. Nëse tendencat vazhdojnë, disa vende në disa rajone globale do të arrijnë objektivin e OKB-së për një reduktim prej 90 për qind të incidencës së HIV-it deri në vitin 2030”, thanë studiuesit.

 

Raportohet se reduktimi u arrit, për shkak të përkushtimit në testimet masive dhe trajtim të menjëhershëm të atyre që rezultuan pozitivë, me një regjim ilaçesh që parandaloi rrezikun me 99 përqind.

 

Trajtimi i HIV u mundëson personave të infektuar të bëjnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Por vetëm disa raste të shërimit të plotë janë dokumentuar te pacientët, ndërsa ende nuk ka asnjë vaksinë.