Në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare @marathon_enkelana  në aksin Lin- Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec për një orë e 30 minuta do të ketë bllokime në disa akse. 

 

 

Njoftimi i plotë:

 

Në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare @marathon_enkelana  datë 29 Korrik 2023 ju lajmërojmë se do të bëhet bllokim i përkohshëm i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec:

 

Bllokimi për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19:00-20:30

 

Në të dyja drejtimet e lart përmendura, pra në sensin kur vjen nga Tirana dhe nga Korça.

 

Gjithashtu të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit deri në përfundim të maratonës.

 

Të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të lutur të marrin masa për të mos lëvizur në këtë orar në rrugën nacionale pra nga ora 19:00 deri në orën 20:30