Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me fenomeni e armëmbajtjes pa leje në vendin tonë.

 

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Balla shkruan se fenomeni i armëmbajtjes pa leje është vepër penale dhe mosbindje ndaj ligjit.

 

Balla ka nënvizuar se Policia e Shtetit do të ketë vëmendje të shtuar ndaj kësaj vepre penale, duke intensifikuar kontrollet.

 

“Fenomeni i armëmbajtjes pa leje është një karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë. Policia e Shtetit do ta ngrejë në një nivel tjetër kontrollin për këtë vepër penale. I kam kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit plane operacionale dhe rezultate konkrete të përditshme ndaj këtij fenomeni”, shkruan Balla në reagimin e tij