Vendimi i qeverisë së Giorgia Meloni që çdo institucion italian i sigurimeve shoqërore të ndalojë ndihmën sociale për qytetarët e papunë dhe me të ardhura të ulëta ka shkaktuar pakënaqësi në Itali.
Si pasojë e këtij vendimi një shtetas italian ka kërcënuar kryetarin e bashkisë Terasini pjesë e Palermos, se do i vejë flakën.
Sipas mediave italiane, 60-vjeçari që sapo kishte marrë lajmin se do të humbiste të ardhurat bazë, hyri në dhomën e kryetarit të bashkisë duke e larë me benzinë dhe duke kërcënuar se do t’i vinte flakën gjithçkaje.
Administrata e bashkisë ka përjetuar momente frike, ndërsa Sekretari i përgjithshëm, Cristofaro Ricupati u përpoq të bisedonte me burrin e acaruar. Në fund ka qenë kryetari i këshillit bashkiak ai që ka bindur 60-vjeçarin të heqë dorë nga akti që synonte të realizonte dhe më pas kanë ndërhyrë karabinierët.