Tre drejtues automjetesh janë ndëshkuar nga policia pasi organizuan gara shpejtësie në një vendparkim automjetesh dhe në disa lagje të qytetit të Durrësit.
Është dashur ndërhyrja e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilët ndaluan këtë veprimtari të kundërligjshme, dhe shoqëruan në Komisariat 3 drejtuesit e automjeteve, shtetasit O. Sh, E. D. dhe I. N.
Këta të fundit u ndëshkuan me gjobë 40 000 deri në 110 000 lekë, për organizimin e garës, për mungesa në dokumentacionet e automjeteve që drejtonin, për pajisjen e këtyre automjeteve me xhama të errët, në kundërshtim me Kodin Rrugor, si dhe për prishjen e qetësisë publike gjatë natës, si pasojë e zhurmave të automjeteve të tyre.