Shpesh ndodh që avionët të përfshihen në incidente të ndryshme me pasagjerë të pabindur apo me probleme teknike, por një avion i arnuar me ngjitëse në faqet e tij nuk ishte parë kurrë në fluturim. Kjo ka ndodhur në bordin e avionit të linjës Kaliari-Romë, i cili fluturoi me pasagjerët që parë arnat në pjesët e jashtme të avionit, vetëm pasi u ulën në tokë.

 

Një video-denoncim i publikuar në rrjetet sociale nga ish-deputeti, Mauro Pili ka nxjerrë zbuluar avionin e linjës Kaliari-Romë, i cili ishte i arnuar me ngjitës në disa pjesë të tij.

 

 

Pamjet që tregojnë një arnë të madhe në një pjesë të avionit, e cila është mbuluar me një ngjitëse po bëjnë xhiron e mediave italiane.

 

Mësohet se avioni u nis sot në mëngjes, në orën 7:20, nga Kaliari më destinacion Romën.

 

Mediat thonë se askush nga pasagjerët nuk vuri re asgjë para nisjes.

 

Pas publikimit të pamjeve reagoi edhe kompania e fluturimit, duke thënë se linja e tyre operon gjithmonë në përputhje me standardet e sigurisë të diktuara nga autoritetet kompetente dhe me respekt të plotë për pasagjerët dhe stafin e saj në bord.

 

“Ndërhyrja e mirëmbajtjes ishte e nevojshme për të trajtuar përkohësisht një dëmtim të gjetur në një panel. Ky veprim është kryer në përputhje me manualet e miratuara nga prodhuesi, i cili në këto raste parashikon përdorimin e ‘ngjitësit shirit’ metalik për përdorim aeronautik”, specifikohet në reagimin e kompanisë.