Punësimi i mjekëve vijon të jetë prioritet i qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u bërë kështu pjesë e sistemit shëndetësor publik në spitalet në mbarë vendin nga veriu në jug.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotot e skuadrës së re prej 122 mjekëve të sapo punësuar në kujdesin parësor.
Rama tha se punësimi i këtyre mjekëve ka përforcuar ekipet tona nga veriu në jug.
“Në 6 muajt e parë të vitit janë punësuar 195 mjekë të përgjithshëm dhe mjekë specialistë në sistemin shëndetësor publik”, tha Rama.
Rreth 200 mjekë specialistë kanë përfunduar këtë vit specializimin. Për këta mjekë po garantohen alternativa punësimi në strukturat shëndetësore publike nga veriu në jug.