Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në Pensilvani, ku një automjet është përplasur me çatinë e një shtëpie.
Këto pamje vijnë nga Pensilvania, aty ku ky automjet pasi goditi një kanal në rrugë përfundoi në ajër deri në katin e dytë të kësaj shtëpie.
Makinë u ngrit në ajër dhe goditi një dhomë gjumi në katin e dytë të një shtëpie në Pensilvani, ku mbeti e varur duke krijuar një skenë të një filmi aksion.
Kompania e zjarrfikësve ndau foto të të përplasjes dhe vrimës së hapur të lënë pas në anën e shtëpisë.
Ekuipazhet e urgjencës stabilizuan ndërtesën në mënyrë që ajo të mos shembet më tej dhe ndihmuan pronarët e shtëpisë për ta përgatitur për stuhitë e ardhshme.
Shoferi kishte dalë nga automjeti, por është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, raportuan media lokale.
Policia bëri me dije se askush brenda shtëpisë nuk u dëmtua.