Autoritetet greke kanë identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar në Greqi.
Aleksandër Zaka u ekzekutua më 12 Gusht të këtij viti në shtëpi, me një plumb në kokë.
Sipas mediave greke, mësohet se identiteti i autorit të vrasjes nuk është bërë me dije, por grupi hetimor ka arritur në përfundimin se pas vrasjes së 51-vjeçarit, ka shumë gjasa që qëndron një person që në të kaluarën ka qëndruar në shtëpinë e viktimës.
“Hetimi po vijon, është identifikuar një i dyshuar kyç i cili dyshohet se ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. I dyshuari është në kërkim“, thonë autoritetet.
Autoritetet po punojnë për arrestimin e tij.
Zaka u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në Salamina pasditen e së shtunës.
Kujtojmë se viktima u gjet i vdekur më 12 gusht nga shoku i tij, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Uniformat blu e kanë gjetur 51-vjeçarin të ulur në një karrige në shtëpinë e tij dhe me një plumb në pjesën e pasme të kokës.
Mësohet se Zaka bënte një jetë të qetë dhe nuk kishte pasur asnjëherë probleme me ligjin.