Evros në Greqi, prej 11 ditësh përballet me zjarret që kanë përfshirë vendin. Sipas të dhënave të fundit të publikuar në mediat greke bëhet me dije se sipërfaqja e djegur deri më tani në pyllin Evros, përfshirë zjarret në Aleksandropolis dhe Dadia i kalon 800,000 hektarë.

 

 

 

Në total janë 475 zjarrfikës, me 100 automjete dhe 16 grupe këmbësorësh të angazhuar për shuarjen e zjarreve në Evros e Rodopi, ndërsa 6 avioni dhe 4 helikopterë janë angazhuar nga ajri.