Polica Rrugore e Tiranës ka gjobitur me 15 000 lekë drejtuesin e një autobusi pasi u filmua duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.

 

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet shoferi i autobusit teksa drejton mjetin me pasagjerë, përdor telefonin teksa mbështet bërrylat e dorës në timon.

 

‘Policia Rrugore Tiranë ka ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë, drejtuesin e autobusit, i cili është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor’, thuhet në njoftimin e policisë.