Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se rinia turke është e prirur drejt shkencës, teknologjisë, kërkimit dhe zhvillimit, duke shtuar se shteti po investon të gjitha burimet në zhvillimin e rinisë

 

Presidenti Erdoğan mbajti fjalim në TEKNOFEST, ngjarja kryesore e teknologjisë dhe hapësirës ajrore në Türkiye që po mbahet në Ankara.

 

“Skena që pamë në TEKNOFEST tregon se kemi bërë një investim të frytshëm”, tha Erdoğan, duke shtuar se në epokën e sotme vlera e një personi vlerësohet nga aftësinë dhe produktivitetin e tij.

 

"Ne po e bëjmë rininë tonë më konkurruese me ngjarjet kombëtare të teknologjisë si TEKNOFEST", tha ai, duke theksuar se rinia turke tani është në gjendje të dërgojë raketa në hapësirë.

 

Presidenti turk tha se Türkiye tani ka dronë dhe avionë luftarakë dhe se kohët e errëta janë lënë pas, duke shtuar se TEKNOFEST-i i këtij viti ishte planifikuar të mbahej në tre qytete për të shënuar 100 vjetorin e themelimit të Republikës së Türkiyes.

 

Ngjarja u mbajt në Istanbul në maj, duke mirëpritur 2,5 milionë vizitorë, që është një rekord botëror, ndërsa do të organizohet në qytetin e Izmirit në datat 27 shtator-1 tetor.

 

Në Ankara, ngjarja filloi të mërkurën dhe zgjat deri të dielën, duke shfaqur një gamë të gjerë inovacionesh teknologjike të nivelit të lartë. Eventi përmban ekspozita, punëtori, shfaqje ajrore, konkurse dhe seminare.

 

TEKNOFEST organizohet nga Fondacioni T3 dhe Ministria Turke e Industrisë dhe Teknologjisë që nga viti 2018, në bashkëpunim me dhjetëra ministri, institucione publike, kompani private dhe universitete./AA