Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), nëntoger Edison Murtezi ka diplomuar me sukses të lartë në Universitetin e Mbrojtjes Nacionale, pranë Akademisë Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Türkiye-s si dhe Sylejman Dalloshi ka përfunduar me sukses Kolegjin profesional të Nënoficerëve (NOF), të Forcave Tokësorë.

 

Siç njofton FSK-ja, në ceremoninë shtetërore të organizuar, kanë diplomuar 937 oficerë nga Republika e Türkiye-s dhe 76 oficerë ndërkombëtarë nga 15 shtete, ku në mesin e tyre ishte Nëntoger Murtezi.

 

"Edison Murtezi dhe Sylejman Dalloshi përfunduan me sukses të lartë shkollimin e tyre në Republikën e Türkiye-s, duke përfaqësuar kështu shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në mënyrën më të mirë, duke treguar rezultate të larta gjatë shkollimit", thuhet në njoftimin e FSK-së.

 

Bëhet e ditur se ata do të kthen në radhët e FSK-së, për të dhënë kontributin e tyre në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së.

 

"Ky shkollim është realizuar falë bashkëpunimit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Republikën e Türkiye-s, ku një numër i madh i pjesëtarëve kanë ndjekur shkollime e trajnime të shumta në fusha të ndryshme të edukimit ushtarak", thuhet në njoftim.

 

Në ceremoninë e diplomimit të oficerëve morën pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Republikës së Türkiye-s, presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, përfaqësues shtetërorë, të universitetit të mbrojtjes, atashe ushtarak të shteteve të ndryshme, atasheu i Mbrojtjes nga Kosova në Türkiye, familjarë dhe të afërm të diplomuarve./AA