Pika kufitare në Bërnjak të Kosovës është mbyllur për hyrje nga Serbia.

 

Mbyllja e kësaj pike vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku në orët e mëngjesit të sotëm u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër. Policia e Kosovës u sulmua me armë nga grupe kriminale në Leposaviç, në veri të vendit.

 

Drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, por dhe politikanë, e kanë dënuar këtë ngjarje të rëndë.

 

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një reagim në Facebook e ka konsideruar ngjarjen një akt terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po sulmon shtetin e Kosovës.

 

Po të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se vrasja në veri është “planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe”.