Të paktën 31.643 njerëz kanë humbur jetën nga dy tërmetet e forta që goditën Türkiye-n jugore këtë javë, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu.

 

Tërmetet e së hënës me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca në Türkiye dhe gjithashtu prekën disa vende në rajon, përfshirë Sirinë.

 

Më shumë se 233.000 pjesëtarë të ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit po punojnë aktualisht në terren, tha AFAD.

 

Sipas agjencisë, rreth 148.000 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti deri më tani./AA