Eksperti ushtarak gjeneralmajor Fayez al-Duwairi komentoi në mënyrë interesante aftësitë ushtarake të ushtrisë izraelite që po sulmon sot Gazën dhe luftëtarët palestinezë që po luftojnë heroikisht kundër agresionit sionist.
“Sa herë që shikoj videon e ushtrisë okupatore sioniste ndjej trishtim dhe keqardhje. Jo për shkak të ushtrisë okupatore, por për shkak të ushtrive arabe që u mundën në 1967.
A është e aftë kjo ushtri sioniste të mundë ushtritë e tre shteteve?
Kjo ushtri bazohet në dështimin dhe zhvillimin e dobët të betejës, në mungesën e rregullave të betejës dhe me gjithë këtë karakterizohet nga ankthi, paniku dhe frika.
Shikoni, ky ushtar sionist po gjuan në tokë në kërkim të një hapje tuneli. Ai shikon në vrimë dhe hedh një granatë ndërsa dora i dridhet nga frika, pastaj qëllon në vrimë.
Dhe me të vërtetë ndjej trishtim dhe hidhërim, se si mund jemi mundur nga Izraeli në vitin ‘67.
Nga ana tjetër, shikoj burrat (forcat palestineze të rezistencës) që janë shumë të trajnuar, të cilët kanë efikasitet, aftësi, kurajo, guxim, planifikim dhe ekzekutim të saktë të veprimeve; Nëse ushtritë arabe në vitet ’48 dhe ’67 do të kishin një ushtri të tillë, Izraeli nuk do t’i kishte mundur kurrë”, përfundoi gjenerali Duwairi. /tesheshi.com/