Kati i dytë i një banese ka marrë flakë pak momente më parë në lagjen numër 1 në Pogradec ditën e sotme.
Mësohet se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkarkesë e elektrike e cila ka ndezur drutë që familja mbante në katin e dytë.
Situata paraqitet e rëndë ndërsa në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe po punojnë për fikjen e flakëve.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale.