Ka një mungesë të madhe vezësh në Rusi deri në pikën e kufizimeve se sa vezë mund të blejë një person.
Për person, janë tre kuti, nëse dyqani i ka fare, sepse raftet e vezëve janë kryesisht bosh.
“Kam shtatë ditë që nuk kam shkuar në dyqane, por në periudhën paraprake çmimet e vezëve janë rritur në mënyrë drastike, vërtet në mënyrë drastike. Mendoj 20 për qind, jo më pak”, tha Ludmila.
Por, çmimi i vezëve nuk u rrit me 20, por edhe me 40 për qind. Importet ruse të 1.2 miliardë vezëve do të jenë pa taksa në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të çmimit.
Rusia ende po lufton me inflacion të lartë. Por, përkundër faktit se rreth 49 për qind e eksporteve evropiane në Rusi dhe 58 për qind e importeve ruse janë nën sanksione, ekonomia vendase nuk është prekur. /tesheshi.com/