Uji luan një rol kyç në organizmin e njeriut, pasi rreth 60% e trupit përbëhët nga kjo substancë.

Në morinë e njerëzve që shqetësohen për peshën e tyre, janë edhe ata që përjetojnë ndjesinë e fryrjes dhe rëndesës.

Fryrja e trupit mund të shkaktohet edhe nga sasia e tepërt e ujit që ndodhet në trupin tuaj.

Megjithëse në pamje të parë duket si diçka e pa rrezikshme fryrja e trupit nga uji mund të jetë serioze.

Njihet si shenjë anësore e sëmundjes së edemës, problemeve  të zemrës, mëlçisë apo veshkës.

Tek femrat kjo ndjesi rëndesë shfaqet shumë gjatë dhe pas shtatzanisë.

Në këtë artikull i’u këshillohet se si të ulni nivelin e tepërt të lëngjeve në trup, nuk ka të bëjë me fryrjen e këmbëve apo duarve nga sëmundje serioze si edema.

Në raste të tilla këshillohuni me mjekun tuaj sa më parë.

Për më shumë informacion rreth një trupi më të lehtë dhe të shëndetshëm ndiqni hap pas hapi këshillat si më poshtë.

Menaxhoni sasinë e kripës

Kripa, një nga mineralet që merrni vazhdimisht çdo ditë është edhe një nga elektrolitet më të zakonshme në trupin e njeriut.

Kjo substancë luan një rol kryesor në nivelin e hidratimit të trupit.

Nëse niveli i kripës në trup është shumë i lartë apo shumë i ulët, kjo do të ndikojë në çekuilibrimin e lëngjeve që ndodhen në trup.

Sasitë e mëdha të kripës që zakonisht përfitohen nga ushqimet e konservuara dhe të shpejta mund të rrisin nivelin e ujit.

Kjo është  një simptomë shumë e zakonshme për personat që konsumojnë shumë kripë pa konsumuar ujë.

Në këtë mënyrë kripa do të ngecë në trupin tuaj duke prodhuar sasi të mëdha lëngjesh të panevojshme.

Merni sasi të mëdha magnezi

Magnezi është një tjetër element kyç në formimin e elektroliteve dhe mineraleve.

Është një nga suplementët që mund të rrisë performancën tuaj në jetën e përditëshme.

Studimet tregojnë se magnezi mund të reduktojë fryrjen e trupit sidomos tek femrat.

Këto vlera vijnë si pasojë e rolit kryesor që magnezi ka në trup si balancues i lëngjeve në trup.

Ju mund ta merni atë si suplement të veçantë ose të konsumoni ushqime të pasura me magnesium si:

Spinaqi

Lakra

Brokoli

Banania

Arra

Fasulet

Orizi

Gruri