Në Gjirokastër numri i divorceve është rritur ndjeshëm. Nëse krahasojmë shifrat, rastet për zgjidhje martese janë pothuajse dyfishi i martesave të reja.
Përgjate vitit 2023 ne Gjykaten e Shkallës së Parë jane shqyrtuar 147 padi per zgjidhje martese ndersa ne gjendjen civile janë kryer 88 celebrime.
Problemet ekonomike si dhe emigracioni shihen si shkkaqet kryesore ne lidhje me këtë situate.
“Vështirësitë ekonomike që hasen në familje. Një arsye tjetër është migrimi, pasi personat e larguar kanë krijuar distancë me familjen. Dhe shkaku i tretë është pavarësia e femrave, pasi sot kemi të bëjmë me femra autonome”, tha Diana Bani psikologe ne proceset gjyqesore
Përgjatë 2023-shit nuk ka pasur asnjë çift me probleme që te kete zgjedhur terapine e psikologut perpara dyerve te gjykates.
“Fatkeqësisht ska pasur asnjë rast që të jetë drejtuar tek psikologu për terapi në çift”, tha Diana Bani psikologe
Në vitin e kaluar kane qene 176 martesa te zgjidhura shifer kjo e perafert me vitin aktual, por rritja pritet te jete e madhe pasi dhjetera raste presin shqyrtimin ne gjykatën e Gjirokastrës pergjate muajit dhjetor.